Respektim i pjesërishëm i masave të reja kufizuese anti Covid në Prishtinë (Video / Foto)
Prishtina sonte ka hyrë në natën e pestë të masave të reja kufizuese që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, pas rritjes së numrit me të infektuar nga ky virus.
Para orës 22:00 në kryeqytet ka pasur respektim të pjesërishëm të masave të reja kufizuese anti Covid. Ndërkaq, pas orës 22:00 janë parë lëvizje të pakta të qytetarëve dhe veturave.
Në rrugët kryesore të Prishtinës nuk ka kontroll policor, raporton “Epoka e re”.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre
Po ashtu, masa kufizuese po me të njëjtin orar kanë edhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme).
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 4.307, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095.
(Epoka e re)