Presidenti Thaçi: Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë

10 korrik 2020 | 22:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Presidenti Thaçi beson se ish-kryeministri Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë.

“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, shkruan Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e KRU “Prishtina” sh.a., UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol…