Udhëheqësit e KRU ‘Prishtina’ mbajnë takim me drejtorin e NJPMNP-së, Besnik Krasniqi

10 korrik 2020 | 21:51

Udhëheqësit e KRU “Prishtina” sh.a., UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, UD i zyrtarit kryesor financiar Remzi Llumnica dhe UD e drejtorit teknik Lumnije Zeka sot mbajtën takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, me drejtorin e NJPMNP ( Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike), Besnik Krasniqi.

Temë kryesore e takimit të sotëm ishte çështja e fillimit të procedurave për lansimin e projektit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura për qytetin e Prishtinës me rrethinë.

Në këtë takim tejet të rëndësishëm, u diskutuan edhe tema të tjera për projektet infrastrukturore në veçanti për rrjetat e ujit dhe ujërave të ndotura që po ndërtohen me donator të ndryshëm në zonën e shërbimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a.

Përgjatë diskutimeve kishte dakordim që të përshpejtohen dhe avancohen tutje procedurat që mundësojnë lansimin e procedurës tenderuese për parakualifikim për shërbimet konsulente rreth projektit më madhor në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura. Takime të tjera, do vazhdojnë edhe më tej.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mali i Zi mban në fuqi masën ndaj kosovarëve Qytetarët…