ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë

03 nëntor 2026 | 12:38

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë të vitit 2026, sipas të cilit çmimet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje të lehtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ASK-së, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka shënuar rritje prej 0,8 për qind, ndërsa ai i prodhimeve blegtorale është rritur për 3,1 për qind.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore në tremujorin e tretë të vitit 2026 ka shënuar rritje prej 1,4 për qind, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.

ASK bën të ditur se të dhënat janë mbledhur në tregje, ferma dhe vende të tjera ku mund të sigurohen çmimet e prodhimeve bujqësore vendore.

Prodhimet që përfshihen në llogaritjen e indeksit ndahen në dy grupe kryesore: prodhime bimore dhe prodhime blegtorale.

Në grupin e prodhimeve bimore përfshihen drithërat, bimët foragjere, perimet, patatet dhe pemët, ndërsa në grupin e prodhimeve blegtorale përfshihen kafshët, qumështi, vezët dhe mjalti.

Çmimet janë llogaritur në euro, ndërsa njësitë matëse të përdorura janë kilogrami, litri dhe copa.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aventurieri britanik, Karl Bushby ka përfunduar udhëtimin e tij prej…