324 mijë euro u ndan sot nga KQZ-ja për Listën Serbe, partinë që pas sulmit në Banjskë flitej të shpallej “organizatë terroriste”

12 janar 2024 | 18:47

324 mijë euro është caktuar shuma e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e Listës Serbe për këtë vit. Shuma e ndarë nga KQZ-ja, për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro.

Kjo situatë, vjen vetëm pas 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Banjskë, e ku në krye të këtij sulmi ishte, ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq.

Pas këtij sulmi, që Kosova nuk kishte përjetuar një të tillë nga paslufta, u shtuan zëra që Lista Serbe të shpallej “organizatë terroriste” nga Kosova.

Madje, ishte Presidentja Osmani ajo e cila kishte deklaruar se do të merren masa që parashihen me ligj për partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Për keqardhje që Lista Serbe të ishte një parti që luftonte për të drejtat e komunitetit serbë në Kosovë.. është shndërruar në mjet të Vuçiqit për ta luftuar paqen dhe sigurinë në rajon, më së paku i shkon për shtati qytetarëve serbë që janë në Kosovë. Më së shumti që janë terrorizuar nga elementet kriminale në veri, janë serbët e veriut, janë grupet e njëjta kriminale që akuzohen që e kanë vrarë Ivanoviqin, kanë kryer sulme deri në kidnapime, kanë sulmuar KFOR-in, e gazetarët gjatë majit dhe qershorit, tani policinë e Kosovës. Jemi duke bërë të gjitha analizat ligjore do të kemi një takim me kryeministrin, kryetarin e kuvendit, zëvendëskyreminisren, për të diskutuar këtë çështje gjatë orëve në vijim, gjithçka që parashihet në ligj do të jenë amsat që do të ndërmirren”, kishte deklaruar Osmani.

Për një inciativë të tillë, do të kishin përkrahjen nga pozitë e opozitë në Kosovë.

Kujtojmë se autoritetet kosovare konfiskuan arsenal armësh që ishin vendosur në manastirin e Banjskës, aty ku edhe ndodhi sulmi të dielën e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri, Afrim Bunjaku, u plagosën dy të tjerë, ndërsa u vranë nga Policia e Kosovës katër kriminelë serbë e u plagosën tetë të tjerë. /Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratik të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…