Bakteri që ha metal

21 korrik 2020 | 11:07

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni (Caltech) kanë zbuluar një lloj bakteri që ha metale. Bakteri dyshohet se ekziston prej më shumë se një shekulli, por nuk ishte vërtetuar asnjëherë ekzistenca e tij.

Ai është zbuluar aksidentalisht, teksa shkencëtarët po bënin eksperimente me manganin, një mineral që zakonisht gjendet i përzier me hekurin.

Dr. Jared Leadbetter, profesor i mikrobiologjisë mjedisore në Caltech, la një kavanoz me këtë substancë në lavamanin e zyrës së vet. Ai nuk është kthyer në zyrë për disa muaj, pasi punonte jashtë kompleksit, por kur ishte kthyer e kishte gjetur kavanozin me një substancë të zezë, që më vonë e ka zbuluar se ishte mangan i oksiduar.

Kjo përbërje ishte formuar nga bakteret. Shkencëtarët kishin zbuluar në të shkuarën se bakteret mund ta oksidonin manganin, por mikrobe që të mund ta nxisnin rritjen ende nuk ishin zbuluar. Eksperti ka shtuar se këto baktere jetojnë në ujërat nëntokësore, që gjenden nën sipërfaqen e tokës, në të çarat në tokë, në rërë dhe gurë. Bakteret mund të heqin ndotësit në ujë nëpërmjet një procesi të njohur si bioremediation, duke zvogëluar sasinë e oksidit të manganit, në të njëjtën mënyrë siç njerëzit marrin frymë, shkruan “The Independent”.

Tanimë hulumtuesit mund ta kuptojnë më mirë kiminë e këtij fenomeni, që “shërben për furnizimin e mikrobeve të tjera me atë që ata kanë nevojë për të performuar reaksione, që ne i konsiderojmë përfituese dhe të dëshirueshme”, shtoi Leadbetter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Hazrolli…