Zbulohet ndikimi që ka Dielli për shkaktimin e tërmeteve

17 gusht 2020 | 11:36

Aktiviteti diellor mund t’i influencojë tërmetet me magnitudë të lartë. Zbulimi mjaft i rëndësishëm shërben për t’i shpjeguar ato lëvizje të tokës që kanë intensitet më të lartë dhe është një hap i rëndësishëm për të qenë më pranë mundësisë për t’i parashikuar.

Studiuesit e universiteteve dhe Institutit të Gjeofizikës në Itali kanë marrë në shqyrtim të gjitha statistikat e përftuara nga satelitët mbi aktivitetin diellor dhe ato të tërmeteve në Tokë në 20 vjetët e fundit.

Kërkimet janë përqendruar mbi shpërthimet dhe rrezatimet e diellit, por edhe sasinë e protoneve që mbërrijnë në planetin tonë.

Këto të fundit përdoren si parametër të intensitetit të aktivitetit diellor dhe sa më e lartë ka qenë dendësia dhe shpejtësia e tyre, përkon me një aktivitet më të lartë sizmik në shkallë globale. Ky vrojtim është i pari që hedh dritë mbi një lidhje kaq të drejtpërdrejtë që mund të ekzistojë mes intensitetit të aktivitetit diellor, me lëkundjet në sipërfaqen e Tokës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës rrugore në…