Vetë më the

17 gusht 2020 | 14:43

Të dua, me shpirt të ndiej.
Ndiej tingullin e pikave që t’i lagin buzët.

Të kam të vetmen dashuri në sy,
ndiej dallgët e detit që më bien mbi supe.

Ti je ëndrra që fle tinëzisht me mua,
ndiej frymën tënd që hukatë në mua.

Ti je shpresa që ëndërroj fronin tënd,
ndiej mbretërinë tënde krah meje.

Ti je inspirimi im për një ditë të re,
ndiej diellin në ty dhe hënën e re.

Ti më mbështjellë me duar nuseje,
ndiej aromën nën qemerët e vetullave tua.

Ti je një sy vashe që më sjellë lumturi,
ndiej festën e luleve veshur në ty.

Ti je burim i etjes time që mban në buzë,
ndiej puthjen tënde që ma shuan etjen.

Ti je frymëzim dhe bota ime e ngjyrave,
ndiej të gjitha stinët në trupin tënd.

E pra, kujtohu se çka nuk më the?
Nuk më the ku do t’i fshehësh puthjet tona?

E di, ti i fshehe nën retë e bardha.
Por nuk e di, përse ike dhe ma le lotin në sy(?!?)

15.08.2020

Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nënshkruar marrëveshja mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Evropiane…