360 kilogramë mish ndalohen në pikën kufitare në Vërmicë

17 tetor 2025 | 11:59

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve rutinore nga zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar për kontroll të detajuar një automjet, në të cilin është hasur mall i padeklaruar.

Në njoftim thuhet se pavarësisht deklarimit negativ nga personi përgjegjës lidhur me posedimin e mallrave, gjatë kontrollit janë zbuluar mallra të fshehura në automjet.

Mallrat e padeklaruara përfshijnë 360 kg mish qafe derri (pa kocka) si dhe 96 bombola gazi për përdorim shtëpiak (me përmbajtje 190 gram secila).

“Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, dhe si pasojë, ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK)”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar, parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike dhe shëndetësore të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxheri i Gjestit, Bonart Ajvazi, ka bërë një paraqitje të…