Në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së, guvernatori Ismaili prezanton ecurinë e ekonomisë dhe sektorit financiar

16 tetor 2025 | 15:15

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i kryesuar nga guvernatori, Ahmet Ismaili, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimet Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), zhvilloi takim me shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, David Amaglobeli, si dhe me Sebastian Sosa, përfaqësues Rajonal Rezident për Ballkanin Perëndimor në FMN, dhe bashkëpunëtorë të tyre.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe në reformat në vazhdim në sektorin financiar të Kosovës, duke përfshirë asistencën teknike që FMN-ja po ofron në fusha të ndryshme të mandatit të BQK-së.

Guvernatori Ismaili dhe zëvendësguvernatori Cakaj prezantuan ecurinë e fundit të ekonomisë dhe sektorit financiar, me theks në forcimin e mbikëqyrjes bankare, zhvillimin e mekanizmave të përmbylljes, politikën makroprudenciale, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe reformat e tjera kyçe që janë në proces.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së, duke theksuar rolin thelbësor të asistencës teknike dhe ndërtimit të kapaciteteve në zbatimin me sukses të reformave strategjike të BQK-së.

Nga ana e tij, Amaglobeli vlerësoi lart pjesëmarrjen e guvernatorit ne panelin e organizuar nga FMN, derisa rikonfirmoi përkushtimin e FMN-së për të mbështetur BQK-në në përmbushjen e mandatit të saj dhe në avancimin e reformave të sektorit financiar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ursula von der Leyen e nisi dhe e përfundoi këtë…