KGjK-ja vendos të hap konkurs për pozitat e lira në administratën e gjyqësorit

26 tetor 2020 | 12:27

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka autorizuar sekretariatin që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave për shpalljen e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit, duke u bazuar në Ligjin për buxhetin e vitit 2020.

Ky këshill nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se është aprovuar propozimi i kryetarit të Gjykatës Supreme për emërimin, përkatësisht vazhdimin e mandatit të gjyqtarit Rasim Rasimi si anëtar/kryesues i Panelit për Lirim me Kusht, dhe gjyqtarit Beshir Islami, si anëtar rezervë, me mandat dy vjeçar.

“Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, aprovuan dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit porotë në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sejdi Beqiri. Këshilli, aprovoi draft vendimin për kompensimin e anëtarëve të KGjK-së. Këshilli, autorizoi drejtorin e përgjithshëm të SKGjK-së që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave të rekrutimit për plotësimin e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit për shpalljen e pozitave të lira në administratën e gjyqësorit bazuar ne Ligjin për buxhetin e Vitit 2020. Kryesuesi Skender Çoçaj, njoftoi anëtarët e Këshillit lidhur me procesin e Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit, rreth së cilit ata do pranojnë dokumentet e fundit të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim që secili të kontribuojë me analiza dhe komente, pasi që është një proces mjaft i rëndësishëm për gjyqësorin e Kosovës dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së KGjK-së”, është thënë në komunikatën e KGjK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia “Donald Trump Amerika” tashmë gjendet në Istog. Kjo shtëpi…