37 raste aktive me Covid në Gjilan, Haziri apelon për kujdes

02 gusht 2021 | 14:12

Në Gjilan aktualisht janë 37 raste aktive me Covid-19. Kështu ka bërë me dije kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Po ashtu ai ka njoftuar se pesë pacientë të konfirmuar me Covid dhe 19 janë në hospitalizim.

Haziri ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, ngase siç tha, virusi është akoma në mesin tonë.

Kryetari Haziri ka apeluar qytetarët që të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e mbrojtjes kundër këtij virusi.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë Covid-19 është si vijon: nga 22 100 testime, 6 574 kanë rezultuar pozitivë, 6 399 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 5 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 18 916 persona janë vaksinuar, ndërkaq 20 mostra janë në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka…