NË VEND TË URIMIT FESTIV PËR NËNTORIN E LIRISË

28 nëntor 2020 | 15:34

(Zonjës së Hekurt të Shqiptarisë, Mevlyde Mezini Saraçi) Personaliteti më unifikues për president të Republikës së Kosovës)

Zonja e Hekurt e Shqiptarisë, ju Mevlyde Mezini Saraçi. Vazhdoni të jeni e vetmja zonjë e Hekurt dhe e besueshme pas Nënë Terezës. Ju në kohërat më të ndjeshme mes ofensiva luftërash, mes plumbash e granatash, kaluat fusha e male, për t’i ardhur në ndihmë Ushtarëve të Lirisë, dhe popullatës së pa mbrojtur shqiptare. Këtë e bëtë dhe realizuat nga mënyrat më të ndryshme. Për ti ardhur në ndihmë, popullatës së pa mbrojtur në viset e ndryshme të Drenicës, ju organizuat mbledhjen e ndihmave humanitare, nëpër Gjakovë e rajon. Dhe me maune transportuese, depërtuat në flaka luftërash. Atëherë kur Drenica digjej dhe masakrohej, e pjesa dërmuese bënin sehir. Sollët nga Gjakova në Drenicë, arkivolet për t’i vendosur të gjithë trupat e masakruar të Jasharëve. Nuk llogaritët kurrë në rrezikun tuaj personal e as të familjarëve tuaj, ndaj të cilëve serbo barbaret mund të hakmerreshin. Përherë e pyes vetën. Cili burrë apo grua Kosovare arriti ta bëjë e sakrifikoi atë që ju e bëtë dhe sakrifikuat. Njerëzit me vlerë tek ne asnjëherë nuk janë shpërblyer, apo veçuar nga shumica.

Edhe pse ky krahasim për juve nuk është adekuat, sepse derisa shumica s`bënin asgjë me përjashtim të çlirimtarëve që rrokën pushkët e lirisë e Ju jo që ishit pakica por lirisht mund të them se edhe e vetme plotësisht, që nuk latë guri pa lëkundur, për t’ju ardhur në ndihmë nevojtarëve të lirisë. Kur në shumë nga viset e Drenicës s’mund të dilej as në oborret e shtëpisë nga predhat e granatimet, por gjithë ajo breshëri serbo barbare, s’arriti të ndal energjinë tënde pozitive e humanitare që të vlonte në damar. Ishin aktivitetet e tua të shumta, ndaj përherë e pyes veten e kush ishte edhe një tjetër që bëri atëherë atë që bëtë ju, që detyruan regjimin serbo sllav të ju arrestojnë, për t’i ndalur aktivitetet, hovin dhe iniciativat humanitare. Sa shumë kush nga të dy gjinitë, që nga çlirimi, u ftuan në zyrat shtetërore, qoftë në Presidencë, apo Qeveri, dhe u dekoruan gjëja për kontributet ndaj atdheut. E di që ju nuk sakrifikuat për shpërblime, tituj e dekorata. Por s’mund ta mbaje energjinë pozitive, guximin, për aksionet e shumta humanitare. Por me mundon ajo si ka mundësi që një figurë shumë e çmuar dhe e ditur siç jeni ju, të anashkalohet e të lihet në heshtje. Por një fjalë e urtë thotë ” Të pa ndershmit s’dinë të nderojnë, të pa respektuarit, s’dinë të respektojnë, të pa vlerët, kurrë nuk ju dhanë vlerën atyre që e meritojnë”
I lëmë anash shpërblimet dhe dekoratat, ashtu siç i lanë, prijësit e organeve tona deri me tani, por t’i kthehemi gjendjes në të cilën jemi tani! Kurrë Kosova s’ka qenë në situatë më të pa lakmueshme. Pa asnjë kandidat të denjë e unifikues, për çka më së shumti ka nevojë vendi. Për mendimin tim, as edhe një person i vetëm në Kosovë s’mund të jetë më unifikues, e ditur, e mbi të gjitha atdhetare meritore. Jeni personalitet i duhur në kohën më të duhur për vendin. Që unanimisht të përzgjidheni për Presidente të Republikës Kosovës.

PËR TY O FISNIKE E KOSOVËS

Atdhetares Mevlyde Mezini Saraçi
Koha ikën e Kosova mbetet në sytë e dritës
Na do forcën, djersën dhe urtinë e gjyshërve.
Ti më vjen mes rrëfimit të jetës të sfidës
Më tregon se si të eci në hapat e shtigjeve.

Vitet ikin e ne si kalorës futemi në rrjedhat e kohës
E presim një çast kur dita të na bëhet më e lumtur.
O fjalëmençura, o trime, o fisnike e Kosovës
Ti më dhe burimin e vargut dhe urimin e bukur.

Atdheu më bëhet me ty krua, zjarr a mollë
Më bëhet si një tokë me brazdën e  mbjellë
Ah, lamë pas krime, ëndrra të vrara dhe shumë lotë
Po morëm me ty shumë kreni, o fisnikja e shtrenjtë.

Ti më bën të skuqem për pengjet që i lamë Kosovës
Tek më rrëfen historinë që na e gjakosën
Me ty vargu bëhet ortek a lule që lulëzon mes odës
Me ty dashuria për lirinë bëhet udhë e pasosur.

Ti je gur i rëndë në Kullën e bukur të vendlindjes
Je Porta ku hyn vetëm begatia, ngrohtësia e mirësia.
Të falem, o fisnike, o fitimtare e pagabur e çdo sfide
Tek ti merr dritë engjëllore e ardhmja, shqiptaria.

Në vend të urimit:
Ajet Shala, Giubiasco. CH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të festës së 28 Nëntorit është zbuluar shtatorja…