Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e rastit ku dyshohej të jenë vjedhur pajisje elektronike, muzikore si dhe gjësende të ndryshme shkollore.

Sipas tij, mbledhja e informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë si dhe një hetimi shpejtë preliminarë ka rezultuar me identifikimin e të dyshuarve të mundshëm si dhe arrestimin e tyre.

“Pas identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve policia ka lokalizuar edhe vend fshehjen e gjërave të vjedhura të cilat janë gjetur nga ana e policisë për tu kthyer më pas në shkollën e sipër cekur”, ka thënë Borovci.