
38 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane
19 qershor 2023
| 11:06
38 sportistë do ta përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, që prej datës 21 qershor deri më 2 korrik do të mbahen në Krakow dhe Malopolska të Polonisë.
Ekipi i atletikës është nisur sot drejt Krakowit të Polonisë për Lojërat Evropiane 2023. Pjesë e ekipit nuk është, Albion Ymeri, i cili pësoi lëndim një ditë para udhëtimit.
Pa xhudon, por me boksin, atletikën, shenjëtarinë, shigjetarinë, taekwondonë, kajakimin, tekbollin e çiklizmin, do të synohen medaljet.