4 telefonata të refuzuara Trumpit në një javë

26 gusht 2025 | 20:41

Donald Trump adhuron t’i binden dhe madje që gjithë bota ta shohë që atij i binden. Por mesa duket nuk funksonon përherë. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” raporton se kryeministri indian Narendra Modi ka refuzuar katër telefonata nga presidenti i SHBA në javën që lamë pas.

Refuzimi lidhet me vendosjen e tarifave 25% për Indinë, një goditje që sipas gazetës në fjalë është marrë si fyerje personale nga kryeministri i Indisë. Një tjetër arsye për ndryshim është edhe mesazhi i Trump për të përmirësuar dhe fuqizuar marrëdhëniet me Pakistanin, një rival i Indisë.

Tensionet si pasojë e një krize ndërpersonale mund të japin pasoja serioze për tregtinë globale. Në muajin shkurt, India dhe SHBA nisën diskutimet për një marrëveshje dypalëshe që synonte rritjen e shkëmbimeve tregtare vjetore deri në 500 miliardë dollarë në vitin 2030.

Dokumenti duhet të firmosej në Indi në vjeshtë, por më 6 gusht Trump njoftoi tarifat që shkojnë nga 25-50% për shkak se India kishte blerë naftë nga Rusia, por edhe pajisje ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BBC Javier Gallardo pëlqen ta fillojë mëngjesin duke parë një…