40-vjeçari nga Klina goditet nga kamioni, vdes në vend të ngjarjes

06 dhjetor 2019 | 11:51

Mëngjesin e ditës së sotme një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion.

Lajmin për “Express” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor viktimë. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka thënë Rugova.

Gazeta “Express” merr vesh se viktima është i moshës 40-vjeçare, derisa, detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim që të…