4000 persona sjellin “apokalipsin” në shkretëtirë (Foto)

30 shtator 2019 | 21:24

Festivali post-apokaliptik hapi dhe këtë vit dyert në shkretëtirën e Mojave në Kaliforni me pamjet e tij të çuditshme dhe futuristike të karaktereve e heronjve të ndryshëm.

Festivali i këtij viti ishte frymëzuar nga filmi i njohur Mad Max i cili fitoi dhe disa çmime Oscar 3 vjet më parë për skenografinë dhe efektet speciale më të mira. Mbi 4000 persona që ishin të pranishëm festuan 10 vjetorin e festivalit post-apokaliptik të veshur dhe të trukuar si personazhet e filmit të njohur.

Dhjetëra makina të modifikuara dhe armë të rënda mbushën shkretëtirën për një fundjavë të tërë duke krijuar disa pamje që dukeshin sikur nuk vinin nga kjo epokë apo botë.

/a2news-CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një tubim elektoral në vendlindjen e…