
42 raste të reja me Covid në Kosovë
31 dhjetor 2021
| 15:13
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit 42 qytetarë janë infektuar me Covid.
Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529). Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453”, është thënë në njoftimin e ministrisë.