42-shi i PDK-së, Nait Hasani: Në Ferizajn e Heroit Rexhep Bislimi me Bedri Hamzën Kryeministër

26 dhjetor 2025 | 15:23

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në qytetin e Ferizajt, qytetin e Heroit Rexhep Bislimi. Gjatë këtij tubimi, Hasani ka takuar shumë qytetarë, aktivistë dhe përkrahës të PDK-së, nga të cilët ka marrë mbështetje të fuqishme dhe të pakursyer për zgjedhjet e ardhshme. Në një mesazh të tij, Hasani ka theksuar përkushtimin për ruajtjen e vlerave të luftës dhe respektin ndaj familjeve të dëshmorëve.

“Me Bedri Hamzën Kryeministër, do t’i mbrojmë dhe do t’i nderojmë vlerat e luftës. Do të qëndrojmë pranë familjeve të dëshmorëve, me respekt, dinjitet dhe përgjegjësi.
Liria ka emër. Sakrifica ka adresë.
Ne nuk harrojmë,” ka shkruar Hasani. Nait Hasani në këto zgjedhje garon me numrin 42 në listën zgjedhore të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi turk Beshiktashi ka vendosur ta mbajë Milot Rashicën, i…