Vdes babai i Mimoza Kusarit

25 dhjetor 2025 | 20:26

Ka ndërruar jetë Adem Kusari, babai i ish-ministres Mimoza Kusari-Lila. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kusari-Lila përmes një njoftimi mortor.

Ajo ka bërë të ditur se Adem Kusari ka vdekur pasditen e sotme, pas një sëmundjeje të shkurtër, i rrethuar nga familja e tij.

“Babi u nda nga jeta ashtu siç jetoi: i rrethuar nga familja me dashuri, me dinjitet dhe me respekt për jetën dhe për njeriun, që e përcollën deri në frymën e fundit. Kujtimi për të dhe mësimet që na la do të na shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tonë në këtë jetë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka njoftuar se detajet rreth ceremonisë mortore do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, mbrëmë ka qëndruar në Janjevë…