Tragjedia në Demiraj, detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës në Gjilan – nëna e vogëlushes nuk jetonte me ta

01 nëntor 2026 | 16:41

Detaje të reja janë mësuar lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e së dielës fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se nëna e foshnjës nuk jetonte në të njëjtën shtëpi me 27-vjeçarin dhe vogëlushen.

Dy trupat u gjetën më 1 nëntor, rreth orës 08:47, pas një informate të pranuar nga Policia për dy persona që dyshohej se kishin ndërruar jetë në një shtëpi në Demiraj.

Rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes po vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka kujtuar marrëveshjen…