Hajnat bëjnë kërdi në pesë shtëpitë e pesë vëllezërve në Budakovë të Suharekës

01 nëntor 2026 | 09:22

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të vjedhjes së rëndë që dyshohet se ka ndodhur në Budakovë të Suharekës.

Sipas raportit policor, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 28 tetor.

Dyshohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në pesë shtëpitë, e pesë viktimave vëllezër.

“Dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë me leje përkatëse. Njësitë përkatëse policor janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Banka Kombëtare e Serbisë ka dorëzuar një kallëzim penal në…