Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident me mjet sportiv në Krumë të Hasit, vëllai i tij përfundon në spital

31 tetor 2026 | 20:56

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç, drejtuesi i mjetit, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Viti 2027 nuk do të sjellë vetëm ndërrimin e motmoteve,…