Në vitin 2027 rritet çmimi i ujit

31 tetor 2026 | 20:53

Viti 2027 nuk do të sjellë vetëm ndërrimin e motmoteve, por edhe tarifa të reja për shërbimet e ujësjellësit në Kosovë.

Nga 1 janari pritet të hyjë në fuqi vendimi i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për ndryshimin e tarifave të ujit në të gjithë vendin.

Zëvendësdrejtori i ARRU-së, Abedin Azizi, ka bërë të ditur se shtrenjtimi do të jetë rreth 6 për qind, që për një konsumator mesatar nënkupton një rritje prej 1 deri në 2 euro në muaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Eshtë ndarë nga jeta Mr.Ph. Leonard Kurti, specialist i Biokimisë…