Përparim Rama publikon një postim për Rrugen A, thotë se militantët e VV-së s’mund ta kuptojnë

31 tetor 2026 | 18:06

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar tri fotografi të rrugës A, që prej fillimit të punimeve e deri ta ajo se si duket tani.

Rama në një shkrim në Facebook ka thënë:

“Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI! dhe tash PROJEKTI”.

Në fund, ai ka shkruar se “ky postim është i pakuptueshëm për militantët e Vetëvendosjes!”.

Theksojmë se Rama është intervistuar nga Prokuroria Speciale të premten.

Rama ka thënë se ka qenë vazhdimisht i gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë dhe se paraqitja e tij dëshmon transparencën, duke ia kujtuar kryeministrit se ai nuk është paraqitur.

“Kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me këtë Prokurori për këtë çështje dhe çështje të tjera. Jam totalisht transparent, prandaj edhe kam ardhur me diskutuar, përkundër faktit që disa, si puna e kryeministrit, nuk kanë ardhur”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Irani ka rënë dakord gjatë negociatave për të shkurtuar afatin…