422 911 të infektuar, 18 905 të vdekur nga COVID-i

25 mars 2020 | 08:56

Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga COVID 19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Sipas wordometers.info, numri i viktimave ka shkuar në 18 905 e ai i të infektuarve në 422 911.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 109 143.

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 6 820 viktima dhe 69 176 të infektuar. Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

Kina ka pasur ulje te rasteve me COVID 19. Deri më tani janë regjistruar 3 281 viktima dhe 81 218 të infektuar.

Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë. Numri total i viktimave ka shkuar në 2 991 dhe i të infektuarve në 42 058.

Numri i viktimave nga COVID 19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8 100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Ndërkohë COVID 19 ka prekur edhe Shqipërinë, në të cilën janë regjistruar 5 viktima dhe 123 të infektuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pasagjer që kishte vdekur brenda një autobusi në Kinë,…