445 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të reja me Covid në Itali

28 dhjetor 2020 | 21:42

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 8 585 dhe kanë humbur jetën 445 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj më të fundit bën me dije se nga 6 8.681 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 8 585 persona.

Ndërkaq deri më tani vijojnë të jenë të shtruar në spital 2,565 njerëz janë të shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 2,056,277 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 72,370 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi,…