
Dalin pamjet e para pas sulmit ndaj bazës amerikane në Katar
Agjencia e lajmeve AFP ka siguruar pamje pas raketave që lëshoi Irani në drejtim të bazës amerikane “Al Udeid”, në Katar.
Në këtë foto shihet ajo çfarë ka mbetur nga raketa iraniane e rrëzuar mbi Katar.
Autoritetet amerikane kanë thënë se nuk ka raportime për viktima.
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump ka deklaruar se përgjigja e Iranit ndaj sulmeve amerikane në qendrat bërthamore ka qenë e pritur, ndërsa sulmin e ka përshkruar si “shumë të dobët”.
“Janë nisur 14 raketa – 13 janë rrëzuar ndërsa njëra është lënë e lirë sepse ka qenë në një drejtim që nuk përbënte kërcënim”.
Baza Al Udeid gjendet afër kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe shërben si seli për operacionet ajrore të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për rajonin e Lindjes së Mesme. Në të janë të stacionuar 8.000 ushtarë amerikanë.