448 raste aktive me Covid në Kosovë

25 prill 2022 | 15:08

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 448 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm tetë raste të reja me Covid si dhe janë dhënë  17 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës. Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.   Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418. Në total numri i rasteve aktive është 448”, ka njoftuar MSh-ja.

Tetë raste të reja me Covid dhe 17 të vaksinuar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…