Tetë raste të reja me Covid dhe 17 të vaksinuar

25 prill 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm tetë raste të reja me Covid si dhe janë shëruar 22 qytetarë.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë  17 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës. Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.   Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418. Në total numri i rasteve aktive është 448”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh  u ka bërë…