UNICEF-i dhe OBSh-ja kërkojnë nga qytetarët e Kosovës të vaksinohen

25 prill 2022 | 14:58

UNICEF-i dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh  u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me vaksinën kundër Covid-19 dhe sëmundjeve tjera të rënda.

Në një njoftim të lëshuar nga këto dy organizata është thënë se gjatë tërë kohës bëjnë kampanja me institucionet e Kosovës për vetëdijesimin e qytetarëve.

“Për të zvogëluar ndikimin e pandemisë Covid-19 në imunizimin rutinë, sidomos tek grupet e cenuara, UNICEF-i në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik nisi një fushatë derë më derë tek familjet për t’i identifikuar fëmijët që nuk ishin vaksinuar. Brenda pak më shumë se një viti, gjithsej 6 300 fëmijë – shumica e tyre nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – u identifikuan me të dhëna jo të plota të vaksinimit dhe u ofrua mbështetje që të vaksinoheshin nga ekipet mobile të vaksinimit të Mjekësisë Familjare përmes fushatës së imunizimit”.

“UNICEF-i dhe OBSh-ja bashkërisht theksojnë se duhet kërkuar çdo mundësi për t’i vaksinuar fëmijët dhe të rriturit sipas kalendarit rutinë të imunizimit. Të gjitha vaksinat e parakualifikuara nga OBSh-ja janë të sigurta dhe efikase”, është thënë në njoftimin e përbashkët të UNICEF-it dhe OBSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët…