452 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, shumica në oskigjenoterapi

04 maj 2021 | 12:32

Bazuar në raportet e 4 majit 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në Covid në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 550 pacientë.

452 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, ku 31  prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar dhe 182 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë

Mjekimi Intensiv-Covid, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë

18 në gjendje të rënduar

277 të konfirmuar pozitivë

235 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 51 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 74 pacientë

Spitali i Gjilanit, 40 pacientë

Spitali i Ferizajt, 38 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 13 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se PSG-ja…