46-shja e PDK-së, Edonjeta Berisha: Mbrojtja e vlerave të UÇK-së është detyrim kombëtar

24 maj 2026 | 21:07

Kandidatja e PDK-së për deputete, Edonjeta Berisha, e cila garon me numrin 46 në listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, ka reaguar me një mesazh të fortë në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha ka dënuar fyerjet dhe përbuzjen ndaj sakrificës së luftëtarëve të lirisë, duke theksuar se ata që dhanë gjithçka për çlirimin e vendit meritojnë respekt të përhershëm.

“Mjaft më me fyerje dhe përbuzje ndaj sakrificës më të madhe të këtij populli. Ata që dhanë gjithçka për lirinë meritojnë respekt të përhershëm, jo baltosje.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeli i shtetit tonë, krenaria jonë dhe historia që nuk guxon të shtrembërohet.

Kush prek vlerat e UÇK-së, prek vetë lirinë tonë. Respekt për dëshmorët, respekt për luftëtarët, respekt për lirinë!”, ka shkruar Berisha.

#pdk125 #bedrihamza1 #xhavithaliti14 #edonjetaberisha46

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Halitit i është dhuruar flamuri i UÇK-së, sot gjatë…