46-vjeçari përdhunon vajzën e bashkëshortes, teksa e shoqja po lindte fëmijën e tij në spital

27 shtator 2022 | 12:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një 46-vjeçar ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të bashkëshortes së tij nga martesa e parë. Gjithçka ka ndodhur dje, 26 shtator, teksa gruaja emigrante ndodhej në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë nga martesa me përdhunuesin e vajzës së saj.

Protothema.gr raporton se kjo nuk ishte hera e parë që 46-vjeçari përdhunonte 13-vjeçaren, e cila theu heshtjen, pasi nuk duroi dot më makthin që po përjetonte në duart e njerkut të saj.

E mitura i rrëfeu mësueses së saj në shkollë makthin që kalonte në shtëpi nga njerku i saj. Ka qenë mësuesja ajo që ka denoncuar rastin në polici.

Për pasojë 46-vjeçari është arrestuar. Sipas denoncimit të bërë në polici, 46-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën që në vitin 2020, kur vajza ishte vetëm 11 vjeç.

Në fakt, aktet e tij të shëmtuara ishin të shpeshta, pasi siç raportohet, ai dyshohet se e përdhunonte të miturën rreth një herë në javë.

E mitura po trajtohet në klinikën e pediatrisë së spitalit të Heraklionit, ndërsa njerku 46 -vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndodhet përballë drejtësisë greke.

Vlen të theksohet se nëna e të miturës, e cila ka 3 fëmijë nga martesa e mëparshme dhe dy fëmijë, një djalë dhe të porsalindur, me 46-vjeçarin nuk e besonte të bijën, kur ajo i thoshte se njerku e përdhunonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka bërë thirrje të…