Myftiu Tërnava bën thirrje për ndërprerje të grevës dhe miratim të Projektligjit për Paga

27 shtator 2022 | 12:42

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka bërë thirrje të punësuarve në arsim dhe shërbyesve civilë që ta ndërpresin grevën.

Në një konferencë për media, Tërnava teksa i ka bërë thirrje SBASHK-ut për ndërprerje të grevës, Qeverisë së Kosovës i ka kërkuar që sa më parë ta miratojë Ligjin e Pagave.

“Më vëmendje kam përcjell zhvillimet që kanë të bëjnë me grevën. Mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme, pasi kanë mision të shenjtë. Thërras SBASHK-un që ta ndërpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë t’i kthehen bankave shkollore, aty ku e kanë vendin. Gjithashtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania AIA ka bërë të ditur se prej disa ditësh…