SHTËPIA E LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS
Kjo shtëpi është vend historik, ku janë diskutuar dhe janë marrë vendime me vlera të mëdha për fatet e Kosovës dhe Viseve në veçanti dhe të kombit në pergjithësi!
Shtëpi e organizimit ilegal politiko-patriotik atdhetar, e cila dëshmon për rrethanat dhe sakrificat e veprimtarëve ilegal të rreshtuar në radhët e LPK-së, hallkë e madhe dhe pjesë e pandarë e fillimit të lindjes së UÇK-së!
Objekt me vlerë muzeale, i përshtatshëm për t’u ruajtur dhe për t’u vizituar nga brezat e ardhshëm!
Pjesë e trashëgimisë historike kombëtare, që duhet të mbrohet me ligj si monument historie!
Duhet të dalin në dritë dokumentet historike të cilat janë arritur në këtë Shtëpi bazë të LPK-së, për të cilat janë zhvilluar diskutime dhe janë marrë vendime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në fillimin e luftës së armatosur çlirimtare!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 25 Qershor 2026!
P.S.
Duke kaluar nëpër fshatin Ujmir, u ndesha me këtë shtëpi e cila të ngjallë emocione të mëdha kombëtare!




