KOMANDANT AGIM ÇEKU PËR HERË TË PARË NË GJILAN

25 qershor 2026 | 23:09

Informatë për TVSH-në

Komandanti i ZOK-ut Kolonel Ahmet Isufi- REXHA dhe komandanti i forcave amerikane të KFOR-it Gjeneral Brigade Cradok, në bazën ushtarake të KFOR-it afër fsh. Cernicë, nënshkruan marrëveshjen për deponimin e armëve të UÇK-së konform marrëveshjes së nënshkruar nga Kryekomandanti i UÇK-së Hashim Thaçi dhe Komandanti i KFOR-it për Kosovë Jackson.

Pas marrëveshjes së nënshkruar , selinë e Komandës së Shtabit të Zonës e vizitoi Komandanti i marincave amerikan të KFOR-it Koloneli Kenneth Glueck, i cili u prit ngrohtësisht dhe me nderime ushtarake nga Komandanti i Zonës Ahmet Isufi- REXHA , me bashkpuntorë.

Sot në Shtabin e ZOK ka ardhur për vizitë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Kolonel Agim Çeku.

Shefi i Shtabit është pritur me nderime ushtarake.

Takimi në mes të Shefit të Shtabit dhe Komandantit të Zonës sonë vazhdon edhe në këto momente.

Ismet Sylejmani
25.06.1999
Shërbimi për Informim Publik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Fakultetit për Media dhe Komunikim në UBT, dr.…