461 pacientë me Covid po trajtohen QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

30 prill 2021 | 12:46

Në klinikat me Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të spitalizuara me Covid-19.

Në një njoftim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është thënë  se numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 571, ku prej tyre, 461 janë të konfirmuar me Covid.

Prej 461 personave me Covid, 35 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 439 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Statistikat e publikuara nga ShSKUK-ja:

Në QKUK janë të shtrirë 230 pacientë:

13 prej tyre në gjendje të rënduar

169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

185 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 86 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 44 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë

Mjekimi Intensiv – COVID, 12 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 1pacientë

Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë:

22 prej tyre në gjendje të rënduar

292 të konfirmuar pozitivë

254 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 57 pacientë

Spitali i Gjakovës, 57 pacientë

Spitali i Pejës, 81 pacientë

Spitali i Gjilanit, 48 pacientë

Spitali i Ferizajt, 46 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, e ka…