48 orë ndalim për babanë që plagosi djalin e tij në Ferizaj

16 prill 2019 | 11:02

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin publik që policia ka arrestuar të dyshuarin R.M., dhe njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet që sot më 16 prill, pas një mosmarrëveshje ka plagosur djalin e tij.

I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…