481 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

23 tetor 2021 | 09:35

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se 481 persona vazhdojnë të përballen me koronavirus, derisa 45 të tjerë ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës.

Kurse asnjë qytetarë nuk ka vdekur si shkak i infektimit me Covid-19, ndërsa 16 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë që prej fillimit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.525.230 doza të kurës anti-Covid.

Ndërsa, deri më sot 619.004 qytetarë janë imunizuar edhe me dozën e dytë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i vaksinimit në Kosovë po vazhdon, por jo sikurse…