487 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitale, prej tyre 16 në gjendje të rëndë

15 janar 2021 | 16:08

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka bërë me dije se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 487 pacientë me Covid 19, ku 16 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“Gjendja klinike e pacientëve të shtrirë është stabile. 487 janë të shtrirë ku prej tyre 16 në gjendje më të rëndë”, ka thënë ai gjatë një konferencë për medie së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Më tutje, Krasniqi  ka njoftuar se kanë filluar punën në ambulancat specialistike në QKUK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Bankave të Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse që…