SHBK reagon ndaj grabitjes me armë zjarri në një bankë komerciale në Prishtinë

15 janar 16:06

Shoqata e Bankave të Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara në ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve lidhur me grabitjen e bankave në Kosovë.

“Më datë 12.01.2021 është grabitur një bankë komerciale nga një person i armatosur duke tronditur stafin dhe klientët e bankës dhe duke kërcënuar ata me armë zjarri. Kjo vepër kriminale vjen pas një varg sulmesh kriminale që sektori bankar  ka pësuar nga grupe dhe persona të cilët ende mbesin në arrati dhe për të cilët nuk ka ndonjë informacion se të njëjtit janë identifikuar apo arrestuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës. Veprimtaria e sektorit bankar në Kosovë është duke u cenuar rëndë me këto veprime dhe se situata e sigurisë për këtë sektor ka arritur në nivelet më të ulëta që kemi parë ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e SHBK-së.

Shoqata e Bankave të Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara në ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve. “Njëkohësisht kërkojmë që institucionet e prokurorisë të jenë më të përkushtuara në nxjerrjen e këtyre rasteve para drejtësisë duke siguruar faktet e nevojshme për të shqiptuar dënime të ashpra të cilat do të dekurajonin këto sulme të cilat cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë. Shoqata e Bankave të Kosovës bën të ditur që viti që lam pas ishte viti me më së shumti sulme të armatosura ndaj institucioneve bankare dhe se duhen masa dhe mobilizim shumë më i madh i institucioneve përkatëse për të ngritur nivelin e sigurisë në Kosovë”, ëhstë thënë në komunikatën e SHBK.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, libanezin…