Go Green – investimet e gjelbra të mbështetura nga BERZH dhe BE

04 nëntor 2026 | 15:32

Nga prodhimi i miellit te energjia diellore: Si po i transformojnë bizneset e vogla në Kosovë investimet e gjelbra të mbështetura nga BERZH dhe BE.

Në Birlik, në Mamushë, pranë Prizrenit, panelet diellore po e ndihmojnë këtë biznes familjar të mbulojë rreth 30-40% të nevojave të tij për energji përmes prodhimit vetanak të energjisë elektrike.

Për një kompani që prodhon miell dhe ambalazhe industriale, ky investim po sjell kursime të konsiderueshme në shpenzimet e energjisë elektrike dhe kontroll më të madh mbi kostot e përditshme të prodhimit.

Me rreth 70% të prodhimit të eksportuar në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, Birlik

duhet të mbetet konkurruese edhe përtej tregut vendas. Investimi i kompanisë në energji të

ripërtëritshme, i mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE), po e ndihmon atë të zhvillojë veprimtari më të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Bedri Halimi Dinjiteti njerëzor në Kosovë duhet të mbrohet…