BQK-ja: Komisioni Evropian vlerëson progresin e reformave në sektorin financiar

04 nëntor 2026 | 16:39

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 ka vlerësuar progresin e reformave në sektorin financiar dhe ka konfirmuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar në Kosovë.

Sipas BQK-së, raporti vlerëson progresin në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit (Kapitulli 4), duke theksuar miratimin e legjislacionit për shërbimet e pagesave dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe zbatimin në masë të madhe të rekomandimeve të vitit paraprak.

Në fushën e shërbimeve financiare (Kapitulli 9), Komisioni Evropian ka evidentuar progres në disa reforma kyçe, përfshirë:

Përafrimin e legjislacionit bankar me standardet e Bashkimit Evropian;

Avancimin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik përmes procesit SREP;

Forcimin e kornizës ligjore dhe institucionale për rimëkëmbjen dhe zgjidhjen e bankave;

Modernizimin e kornizës për shërbimet e pagesave, në mbështetje të integrimit financiar evropian;

Përpjekjet për forcimin e qeverisjes institucionale dhe transparencës së BQK-së.

BQK-ja ka theksuar se raporti konfirmon gjithashtu se sektori bankar ka vazhduar të zgjerohet, duke mbetur i shëndoshë dhe i qëndrueshëm.

“Në fund të qershorit 2026, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit ishte 17.1 për qind, ndërsa niveli i kredive joperformuese vetëm 2.0 për qind, duke dëshmuar stabilitetin dhe kapacitetin e sektorit bankar për të mbështetur zhvillimin ekonomik”, është thënë në komunikatën e BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, dhe…