Hossari përforcimi më i ri i Llapit

15 janar 2021 | 16:03

Llapi është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, libanezin me nënshtetësi belge Amir Hossari.

Palët kanë kompletuar dokumentacionin dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi deri në qershorin e vitit 2022.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe mjekër

27-vjeçari është futbollist i tri pozitave, mbrojtës e mesfushor i majtë dhe mesfushor defanziv, i cili vjen nga skuadra e elitës së futbollit libanez Shabab Bourj.

“Elitën e futbollit kosovar e kam shikuar vazhdimisht dhe kur në drejtim timin erdhi një ofertë nga një klub shumë serioz dhe i organizuar siç është Llapi, pa hezitim pranova dhe jam mjaft i lumtur që sot jam këtu”, ka thënë Hossari.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe mjekër

“Do të jap maksimumin për klubin i cili pretendon të jetë lart në kampionat dhe të siguroj plasman sa më të lartë në Kupë. Tanimë jam i njoftuar me ambientin, stafin teknik dhe lojtarët. Na mbetet të përgatitemi sa më mirë që ta arrijmë suksesin së bashku”, ka deklaruar Hossari për faqen zyrtare të klubit.

Amir Hossari do ta mbajë numrin 3 në fanellë. Ky transferim është mundësuar falë angazhimit të menaxherit shqiptar të lojtarit, Musa Quranolli nga Baseli.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije…