Kurti prezanton kandidatin e ri për deputet

15 janar 2021 | 16:02

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se Arion Thaqi do të jetë kandidat për deputet nga kjo lëvizje.

Kurti ka thënë se Arioni është kryetar i demokristianëve të rinj të Kosovës.

“Arion Thaqi është i lindur në Prishtinë në vitin 1982, dhe, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Më pas vijoi studimet në Romë të Italisë në Sapienza Universita Di Roma duke specializuar në degën planifikim, menaxhim e projektim të objekteve spitalore dhe shëndetësore. Që nga viti 2007, Aroni punon si arkitekt në projekte e bashkëpunime me kompani të ndryshme. Arioni është kryetar i demokristianëve të rinj të Kosovës. U takuam bashkë edhe me kryetarin e subjektit, dr. Ukë Berisha. Arion Thaqi do të jetë në listën garuese të Lëvizjes Vetëvendosje! për deputet të ardhshëm në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pjesëmarrjes së Beratit në emisionin "Përputhen", u rikthye në…