5.5 milionë franga për projektin Shërbime Shëndetësore të Integruara

24 mars 2023 | 14:14

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshje për projektin “Shërbime Shëndetësore të Integruara” në vlerë 5.5 milionë CHF.

Ky projekt në fokus ka sëmundjet jongjitëse dhe u del në ndihmë posaçërisht grupeve të cenueshme që përgjithësisht kanë status shëndetësor më të dobët, përballen me situata më të vështira ekonomike, janë në rrezik më të shtuar të përjashtimit social në krahasim me popullsinë e përgjithshme.

Ministri Vitia pasi falënderoi ambasadorin Kolly për mbështetjen që shteti mik i Zvicrës ka treguar në vazhdimësi për shëndetësinë në Kosovë, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur edhe për fokusin që ka kjo marrëveshje, siç janë sëmundjet jo ngjitëse dhe grupet e cenueshme.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, ka bërë me dije se projekti IHS është një tjetër arritje në bashkëpunimin e zgjeruar në sektorin shëndetësor ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Kolly ka theksuar përkushtimin për të kontribuar në fuqizimin e sistemit që siguron qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullsinë, sidomos për grupet më të cenueshme.

Spitalet e Përgjithshme në Gjakovë dhe Pejë janë dy partnerët kryesorë të projektit që angazhohen në aktivitete specifike bashkë me disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare që ushtrojnë aktivitetin në disa nga komunat e këtyre dy rajoneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe…