5 shqiptarë të Kosovës kanë prona 1 milion euro në Dubai

03 maj 2022 | 21:59

Mes shtetasve që kanë prona në Dubai, janë edhe kosovarët, por futën në grupin e atyre “më pak se 5”.

Shtetasit kosovarë sipas raportit të publikuar të martën nga “E24”, kanë “më pak se pesë prona” dhe posedohen nga “më pak se pesë pronarë” dhe që vlera është rreth 1 milion euro. Kosovarët, sa i përket rajonit kanë më së paku prona në Dubai.

Hulumtimi është bërë në bazë të pronësisë së pasaportave. Pra pronarë kosovarë të pronave në Dubai llogariten vetëm ata që kanë pasaporta të Kosovës.

Shtetasit e Shqipërisë kanë 19 prona që posedohen nga 17 pronarë dhe vlera e përgjithshme është 7 milionë euro.

17 pronarë nga Shqipëria kanë 19 prona me vlerë 7 milionë euro në Dubai (HULUMTIMI NORVEGJEZ)

Mediumi norvegjez “E24” në bashkëpunim me rreth 20 mediume të tjera, kanë kryer një hulumtim të gjerë në lidhje me pronat që shtetasit e vendeve të ndryshme kanë në Dubai, e që kryesisht llogariten se janë blerë në mënyrë jo të ligjshme. Shumë shtetas në botë shfrytëzojnë blerjet në Dubai, për të shmangur taksat apo për të shpëlarë paratë e fituara në mënyrë të jashtëligjshme.

Nga vendet fqinje, Serbia ka më së shumti prona: gjithsej 287. Ato posedohen nga 237 pronarë dhe vlera e përgjithshme është 74 milionë euro.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë 55 prona që posedohen nga 45 pronarë me vlerë 14 milionë euro.

Mali i Zi po ashtu ka më shumë prona sesa Kosova. 11 shtetas të Malit të Zi kanë 16 prona në vlerë 7 milionë euro.

Sipas raportit, numrin më të madh të pronave, nga të huajt, e kanë indianët, gjithsej 68.759. Pronat me vlerë 3 miliardë euro posedohen nga 34.876 persona.

Më së shumti prona kanë vendasit, banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe – gjithsej 427.538 prona. Këto prona në vlerë 287 miliardë dollarë posedohen nga 63.438 veta.

Rusët të njohur për investimet nëpër botë, kanë 9.755 prona që posedohen nga 5.381 persona me vlerë 1.7 miliardë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se gara për kryetarin…