Berisha: Nuk do shpik rival në garën për kryetar të PD-së

03 maj 2022 | 21:55

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të jetë transparente.

Berisha thotë se ai futet në garë për të fituar votat dhe besimin e anëtarësisë teksa shtoi se nuk do të sajojë apo shpikë ndonjë rival që të garojë kundër tij.

“Gara ime nuk bëhet për rivalë por për anëtarët e PD-së. Unë do të paraqitem për të fituar votat dhe besimin e anëtarëve. Se çfarë vendimi do marrin të tjerët ajo nuk ka lidhje me mua. Ajo është vendim personal i gjithsecilit. Cilido që të kandidojë, e garantoj se ai komision do të krijojë të gjitha kushtet dhe mundësinë për një garë transparente. Nuk sajoj dhe nuk shpik rivalë”, ka thënë ish-kreu i qeverisë.

Në lidhje me vendimin e GJKKO për konfiskimin e disa pasurive të deputetit demokrat Kasëm Mahmutaj, Berisha tha se lajmin e ka dëgjuar nga mediet dhe se nuk ka informacione, shkruan Euronews Albania.

Berisha nënvizoi se do t’i ndjekë zhvillimet në lidhje me këtë çështje.

Mahmutaj është deputet i qarkut të Beratit dhe njihej si mbështetës i ish-kryedemokratit Lulzim Basha, por mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Villarreali ka arritur të shënojë edhe golin e dytë ndaj…